Shkup, 19 tetor – Një seri tërmetesh epiqendrat e të cilave vjen nga rajoni Pehçevë-Kresna janë regjistruar sot në periudhën prej orës 10 deri në orën 11. Tërmeti më fuqishëm është ndjerë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. Më i fuqishmi ka qenë me magnitudë prej 3,1 ballësh sipas shkallës së Riterit dhe është regjistruar në orën 10:27, ndërsa më i dobëti me magnitudë prej 2 ballësh sipas Riterit në orën 10:54. Krahas këtyre dy tërmeteve, Observatori Sizmologjik pranë Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup regjistroi edhe tre tërmete edhe atë në orën 10 me magnitudë prej 3 ballë, në orën 10:17 me magnitudë prej 2,3 ballë dhe në orën 10:19 me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Riterit.