Ditë e madhe ajo e djeshmja për Sergio Roberto, lojtari i Barcelonës. Ylli i katalanasve është martuar me modelen Coral Simanovich, në një ceremoni madhështore në vendin e nuses, Izraelin. Të pranishëm në dasmë kanë qenë edhe disa prej shokëve të Roberto, si Marc Bartra me bashkëshorten e tij Melissa Jiménez, Denis Suarez dhe Rafinha Alcantara. Dasma është mbajtur gjatë perëndimit të diellit në Ronit Farm, një vend i bukur në Tel Aviv. Historia e dashurisë midis çiftit Roberto ka filluar në vitin 2014, fejesën e tyre e shpallën në shtator të vitit 2017, ndërsa gjatë ditës së djeshme e kanë finalizuar dashurin e tyre me martesë.