Serena Williams rikthehet në fushë me fitore, sfidon motrën Venus në Lexington

10

Në turneun e Lexington, në Amerikë, kanë zbritur në fushë disa nga tenistet “big”, që përgatiten për të luajtur në grand slam të US Open. Njëra prej tyre është edhe Serena Williams, që në raundin e parë fitoi 2-1 ndaj Bernarda Pera, një duel mes dy tenistesh amerikane.

Serena nuk ishte në formën optimale (luante pas 6 muajsh pushim), por falë përvojës dhe grintës, si dhe me pak fat, arriti të kalojë rivalen. Në raundin e dytë ajo do të përballet me motrën e saj Venus Williams, që mposhti 2-0 bjellorusen Viktoria Azarenka. Kjo do të jetë sfida nr.31 mes dy motrave Williams në karrierën e tyre.

Në turneun e Lexington luan edhe “baby Gauff”, tenistja 17-vjeçare që konsiderohet si e ardhmja e tenisit. Coco Gauff mundi 2-0 Caroline Dehlaide, duke avancuar në raundin e dytë të këtij turneu.

Comments are closed.