Tenistja amerikane ka arritur të kalojë tjetër raund në Australian Open. Mësohen çerekfinalistet në konkurrencën e fermave në Australian Open, shkruan ksp.
Serena williams eliminoi në fazën e 1/8 numrin 1 në botë Simona Halep 2-1 me sete, 6-1, 4-6, 6-4. Një duel shumë i luftuar dhe për Serenan ky është një hap tjetër i madh drejt një trofeu të ri në Grand Slam.
Williams në çerekfinale do të ndeshet me tenisten çeke, Karolina Pliskova, që kaloi lehtësisht 2-0 me sete, 6-1, 6-3 spanjollen Garbine Muguruza.
Më herët ukrainasja Elina Zvitolina eliminoi amerikanen Madison Keys me rezultatin 2-1, dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe kundërshtarja e saj e radhës Naomi Osaka, ndaj letonezes Anastasija Sevastovas. Në konkurrencën e meshkujve, Milos Raoniq deklasoi tenistin gjerman Alexander Zverev, 3-0 në sete 6-1, 6-1, 7-6.