Ish-numri 1 në botë në sportin e tenisit, Serena Williams ka vendosur të jetë protagoniste në videon ku përcillet një mesazh për luftën ndaj kancerit të gjirit.
Serena i ka befasuar te gjithë në këtë video ku duket e zhveshur, me duart në gjoks dhe me një zë fantastik.Ajo interpreton këngën “I Touch Myself” të grupit australian The Divinyls, dhe të gjitha të ardhurat nga ky prononcim do të shkojnë për bamirësi dhe për studimet për të shëruar kancerin e gjirit.