Tenistja numër 1 në botë, Serena Williams ka dalë në kopertinën e Revistës së njohur GQ si “femra” e vitit, e pikërisht ky titull ka ngjallur shumë kontradikta.
Një “luftë” ka shpërthyer në rrjetet sociale pikërisht për thonjëzat e përdorura në fjalën “femra”. Ajo ka qenë e vetmja femër, edhe pse në kopertinën e dhjetorit revista do të sillte katër meshkujt e vitit. Tre meshkujt e vitit janë Michael B Jordan, Henry Golding dhe Jonah Hill.
Serena shpesh është etiketuar si një femër :mashkullore”, për shkak të fizikut të saj dhe muskujve me tepricë. Për këtë arsye, kopertina e GQ me “femër” në thonjëza duket si një ironi me Williams.
Të shumtë kanë qenë personazhet të cilët kanë reaguar në Twitter, duke thënë se Serena duhet të ofendohet nga ato thonjëza të vendosura, pasi ajo është femër dhe për më tepër i ka dhënë jetë një fëmije para një viti.
Vitin e shkuar, Serena dërgoi një letër të hapur për shkak të krahasimit të saj me një burrë duke u nisur nga fiziku i saj muskulor: “Më quajnë burrë, pasi dukem e fortë, madje kanë shtuar se nuk bëj pjesë në sportin e femrave po në atë të meshkujve, sepse dukem më e fortë se femrat e tjera. Jo, unë thjesht punoj fort dhe kam lindur me këtë trup për të cilin jam krenar.”
Por shumë gazetarë kanë zbuluar se designer-i Virgil Abloh, është miku i saj, i ka përdorur thonjëzat edhe më parë dhe ajo ka qenë në dijeni të kësaj.