Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj, ka folur për herë të parë për polemikat që krijoi sjellja e saj në finalen e turneut të US Open, ku në finalen e humbur në Nju Jork pati debate të ashpra gjatë lojës me gjyqtarin e ndeshjes. Ajo mori një penalizim pasi shkeli 3 herë kodin e sjelljes: të parin për “coaching”, të dytin pasi theu raketën dhe të tretën pasi ofendoi gjyqtarin e ndeshjes.
Tenistja amerikane vazhdon të besojë së vendimi i gjyqtarit Carlos Ramos bazohet te racizimi seksual. “Nuk e kuptoj… nëse je një femër, duhet të jesh në gjendje të bësh vetëm gjysmën e gjërave që mund të bëjnë meshkujt në fushën e tenisit”, tha Serena Williams në një intervistë televizive.
“Trajnerin im Mouratoglou tha se po lëvizte dhe po bënte një gjest, por jo për mua. Ne nuk kemi shkëmbyer kurrë sinjale gjatë ndeshjes”, tha Serena Williams, që në këtë rast del kundër trajnerit të saj, që tha të kundërtën (i çova një sinjal Serenës, ashtu sikurse bëjnë 100% të gjithë trajnerët në 100% të ndeshjeve të tenisit. Por ajo nuk më pa).