Tenistja amerikane Serena Williams, ish-numri 1 në botë dhe një nga ikonat e këtij sporti, në një intervistë të dhënë së fundi ka pranuar se karriera e saj në këtë sport nuk ka qenë gjithnjë e suksessshme. “Pantera e zezë” kujton se në fillimet e saj ka humbur shpesh. “Turneun e parë e kam zhvilluar kur isha 8 vjeçe dhe e kam humbur”, thotë Serena Williams.
“Ndeshjen e parë e kam zhvilluar ndaj Venus dhe e humba. Megjithatë, në fund të atij turneu Venus, që u shpall fituese, më dha trofeun e saj, pasi unë isha një humbëse. Për mua ai mbetet trofeu më i bukur edhe pse nuk e kam fituar vetë”, u shpreh motra e vogël Williams.
“Tani po përpiqem t’i grumbulloj në një vend të vetëm të gjithë trofetë që kam fituar. Nuk e kam të lehtë pasi ato janë shpërndarë kudo dhe disa nuk po i gjej. Por atë trofe që më ka dhënë Venus e kam dhe do ta vë mes atyre që dua më shumë”, tha Serena Williams.