Tenistja e njohur me famë botërore, Serena Williams dje ka kurorëzuar dashurinë e saj me të dashurin e saj Alexis Ohanian. Në dasmën e çiftit morën pjesë mbi 200 persona, ndërsa Serena ka ndërruar tri veshje të ndryshme. Për dekorimet u përkujdes Vogue, ndërsa dasma kapi një kosto prej 2.6 milionë funta. Kjo dasmë e cila po konsiderohet si përrallore, mysafirë pati edhe emra si : Ciara, Beyonce, Kim Kardashian etj. Çifti janë prindër të një vajzë, transmeton indeksonline.