Thonë jep mend aty ku nuk ka! Askush s’e kishte pyetur dhe as që ishte marrë me njëfarë serbi nga Kraleva e Serbisë, Dragan Shibalic. Ai para disa ditëve kishte deklaruar se do t’i përshkojë 1600 kilometra me biçikletë, itinerarin Kralevë-Elbasan, për të parë ndeshjen e Ligës së Europës, që do të luhet këtë të enjte mes Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit. Ky farë serbi që gënjen veten, apo është një patriot me bateri, me deklaratën dhe biçikletën e tij kishte bërë bujë në Serbi, se po shkonte në Elbasan për ta parë ndeshjen nga afër skuadrën e zemrës. Po ky farë serbi, një tifoz i madh i Partizanit të Beogradit, nuk ia ka mbajtur të futet në zemrën e shqiptarisë, aty ku ka vlera dhe kulturë të lartë perëndimore.
Askush nuk e kishte kërcënuar, siç pretendon sot në mediat serbe, as i kishte thënë gjë, por ai ishte kthyer pas, sepse u frikësua nga hija e vet. Sigurisht, është frikësuar të kalojë në viset malore, se po e hanë… ujqërit! Siç shkruan “Kurir” nga Beogradi, Dragan Shibalic është kthyer nga frika. Madje, ky farë serbi paska deklaruar se është nisur për rrugë, për në Elbasan, me biçikletë, që të shkojë e të bëjë tifo për Partizanin e Beogradit, por sipas një informimi që kishte marrë (sigurisht ka parë ëndërr), kinse nuk do të pritej mirë, prandaj është kthyer nga Surdulica prapë. Fundja, ky farë serbi ka dashur të bëjë emër nëpër media, por nuk i shkoi gjatë pompozitetit të tij.