Serbia vjet ka shënuar shtim natyror negativ të popullsisë. Sipas të dhënave të Entit serb të Statistikave, në Serbi vjet kanë lindur 68975 fëmijë, ndërkaq kanë vdekur 101655 banorë, transmeton Koha.net.
Po sipas këtij burimi, nga viti 2009 e deri më 2018 numri i banorëve të Serbisë në bazë të shtimit natyror është zvogëluar për rreth 360 mijë vetë, ndërsa në vit ky zvogëlim kap rreth 36 mijë.
Shtim pozitiv ka pasur vetëm në gjashtë qytete: Tutin, Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Novi Sad dhe Zvezdar. Numri i vlerësuar i banorëve të Serbi është 6.982.604, citojnë mediat e Beogradit të dhënat statistikore.