Serbia të hënën në Bruksel, në kuadër të negociatave inkuadruese me BE-në do të hapë dy kapituj të rinj lidhur me unionin ekonomik dhe monetar (17) dhe statistika (18).
Në konferencën ndërqeveritar BE-Serbi do të marr pjesë komisari evropian për zgjerim Johanes Han, theksohet në ueb faqen e BE-së.
Ministrja serbe e Integrimit evropian, Jadranka Joksimoviq paraprakisht deklaroi se shtatë kapituj teknikisht janë të gatshëm për hapje, Sipas saj, 19 vende të BE-së kanë dhënë pajtim, ka pasur shtete të cilat janë angazhuar për një kapitull, ndërsa disa për asnjë. Megjithatë, duke e pasur parasysh atë se vendimet sillen me konsensus, është dakorduar hapja e dy kapitujve.
Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar burimeve diplomatike, njoftoi se në një moment, vendet-anëtare të BE-së seriozisht e kanë shqyrtuar mundësinë të mos hapet asnjë kapitull për shkak të avancimit të pamjaftueshëm në sferën e qeverisjes së të drejtës.