Radio Televizioni i Serbisë ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe. Ky është një rikthim i këtij formati pas disa vitesh ndërprerje.
Programi informativ quhet “Lajmet”. ndërsa transmetohet nga ora 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe. Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksander Vuçiç në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.
Edicioni i parë i lajmeve në gjuhën shqipe po ashtu përfshinte një lajm rreth kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, referendumin e dështuar në Maqedoni, cunamin në Indonezi dhe në fund parashikimi i motit.
Cili është qëllimi i transmetimit të lajmeve në gjuhën shqipe nuk shpjegohet në mënyrë specifike. Megjithatë, kjo gjë është kritikuar mjaft shumë mediat serbe, shkruan Indeksonline.