Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

Beogradi nuk do ta pranojë propozimin e SHBA-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu siç i ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha Ditore.

Siç njofton gazeta e Beogradit “novosti”, pala serbe propozimin nga Shtëpia e Bardhë dhe Platformën për dialog i ka parë si veprime të sinkronizuara në mënyrë që Serbinë ta vërë para aktit të kryer për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe që si shpërblim Serbisë t’i ofrohet anëtarësim i përshpejtuar në BE – si dhe opsioni i hapur për hyrje në NATO.

“Se shpresat për njëfarë ndryshimi të qëndrimit të SHBA-së janë vetëm ëndrra, e ka dëshmuar edhe urimi i Trumpit për Serbinë e Kosovën”, konstaton gazeta dhe rikujton se “dy urimet njësoj, kërkojnë marrëveshje me njohje të ndërsjellë”.