Serbia për Bosnjën: Po njohët Kosovën, ju shpërbëjmë

328

Beogradi zyrtar e kërcënoi Bosnje-Hercegovinën me shpërbërje nëse njeh pavarësinë e Kosovës. Ministria serbe e Mbrojtjes publikoi një deklaratë të kreut të saj, Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi liderin boshnjak dhe atë kroat të presidencës trepalëshe boshnjake se Serbia do të mbështesë pavarësinë e Republika Srpska nëse ata përkrahin Kosovën.

Kërcënimi erdhi pas votimit të  pasuksesshëm të tre anëtarëve të kësaj presidence mbi njohjen e Kosovës. Vota që rrëzoi përpjekjen ishte ajo e udhëheqësit të entitetit serb të Bosnjës, Republikës Srpska, Milorad Dodik. Vulin kritikoi Shefik Djaferoviç dhe Zeljko Komsiç për votën e tyre pro, duke theksuar se kjo tregon që ata nuk interesohen për mendimin dhe ndjenjat e serbëve të BiH.

Vulin madje i drejtoi dhe një pyetje nxitëse presidentit Aleksandar Vuçiç se përsa kohë planifikon ta ruajë integritetin territorial të Bosnjës kur ajo nuk respekton Serbinë. Anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiç, i cili dhe bëri propozimin për shqyrtimin e njohjes së Kosovës, tha se njohja e Kosovë s do të jetë temë edhe në të takim të ardhshëm, ndërsa theksoi se Kosova është një realitet, një shtet i pavarur. “Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës”, u shpreh Komshiç.

Comments are closed.