Kryeministri i Serbisë po qëndron për vizitë në Ukrainë. Atje, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me të cilën parashihet që Serbia të pajiset me 12 “Mig29”. Pos këtyre aeroplanëve të luftës, Serbia nga Ukraina do të marrë edhe dy sisteme raketore S-300. Pas realizimit të këtij aranzhimi dhe krahas marrjes nga Rusia edhe të 6 migëve të tillë, Serbia bëhet superfuqia e parë ushtarake në rajon. “Nga Putini kemi marrë gjashtë migë për të cilët paguajmë vetëm modernizimin dhe armatimin, edhe ky aranzhim me Ukrainën është aranzhim miqësor vëllazëro. Nëse realizohet, Serbia do të bëhet superfuqi ushtarake në rajon. Por, jo për kërcënime e sulm, por për ruajtje të paqes” ka thënë për portalin serb informer një ekspert ushtarak që s’e ka zbuluar emrin. Vuçiq në Minsk është takuar me zyrtarët më të lartë të Bjellorusisë, ndër të cilët edhe me kryetarin Lukashenko dhe në të takime është përmendur veçanërisht “vëllazëria ndërmjet dy vendeve dhe popujve”.