Serbia nga e enjtja e heq testin e detyrueshëm PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

25

Serbia nga dita e enjte, 14 janar do ta heq testin e detyrueshëm PCR për hyrje në vend për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Këtë ia ka konfirmuar sot në bisedën telefonike kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kryeministrit Zoran Zaev.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, në bisedën telefonike mes Zaevit dhe Bërnabiqit, mes tjerash janë shprehur urime për vit të suksesshëm 2021 si dhe dëshira dhe interes për bashkëpunim edhe më të thellë mes qeverive dhe popujve të të dyja vendeve në vitin e ri.

“Kryeministrja Ana Bërnabiq e informoi kryeministrin Zaev se nga dita e enjte, 14 janar, Republika e Serbisë do të heq testin e detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në të cilën përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë pa pengesë mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.