Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç i duket shumë i largët viti 2025 kur Serbia, sipas disa paralajmërimeve, pritet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Viti 2025, data që po përmendet për anëtarësimin e Serbisë në BE, është aq larg sa që është çmenduri të flitet për të”, citon “rts” të ketë thënë Daçiç. Gjatë kësaj bisede, ai nuk ka përmendur asnjërin nga fqinjët e vet, as Kosovën që është njëri nga kushtet kryesore të BE-së për Serbinë, por ka theksuar se Serbia është “shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe se përkundër këtij fakti merr ‘shpulla’, ndonëse udhëheq politikën e pajtimit”.