Serbia, në vendin e dhjetë më në mjerim në botë

69

Serbia e ka zënë vendin e dhjetë në listën nga 62 vendet më në mjerim në botë që e ka përpiluar Bloomberg për vitin 2018, përcjell FoNet shkrimin e gazetës “danas” të Beogradit. Ky indeks përfshin shkallën e papunësisë e të inflacionit duke paraqitur pasqyrë të caktuar të banorit mesatar të disa vendeve. E para, sipas Indeksit të mjerimit të Bloombergut (Misery index), sikur dhe në vitet paraprake është Venezuela, shkak është hiperinflacioni.

Në vendin dytë është Argjientia që pasohet nga Afrika Jugore. Siç thekson gazeta, më keq se Serbia lart në indeks janë pozicionuar Ukraina, Spanja, Uruguai dhe Brazili. Shtohet se kjo pozitë e Serbisë paraqet në përparim pasi që ajo në vitin 2016 ka qenë në venin e shtatë, në vitin 2017 në vendin e tetë ndërsa në vitin 2019 mund të jetë në vendin 11. Sipas këtij indeksi më së miri janë plasuar Tajlanda, Zvicra e Singapori.