Serbia në BE pa territorin e Kosovës

17

Nënpresidenti i SPS-së, Branko Ruzic, tha për austriaken “Presse” se Serbia nuk ka obligim njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, shtoi ai, Serbia do të bëhet anëtare e plotë e BE-së me “përjashtimin e territorit të Kosovës”. I pyetur se me cilin territori shtetëror, Serbia do të bashkohet me BE-në – duke përfshirë edhe territorin e Kosovës apo jo – Ruzic, në një intervistë në gazetën me qendër në Vjenë, ka thënë: “Nëse vendet anëtare të BE-së, të tilla si Sllovakia dhe Spanja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk kemi nevojë as ne kur të anëtarësohemi. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së me përjashtim të territorit të Kosovës”, ka thënë Ruzic. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë për pesë vjet, por më tepër për gjashtë, shtatë apo tetë vjet. “Ne kemi mjaft kohë deri atëherë për të gjetur një zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova, duhet të kemi një qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë më tej në mite”, shpjegoi ai. Ruzic, të cilin Presse e paraqet si një ish ministër pa portofol, të ngarkuar me integrimin evropian, konsideron se negociatat për anëtarësim janë duke përparuar mirë. “Ne jemi, natyrisht, në një situatë të veçantë, për shkak se procesi është i lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përveç kësaj, ne kemi marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën dhe në të njëjtën kohë ne duhet që të harmonizojmë politikën e jashtme me BE-në”, theksoi ai. Ruzic ka thënë se Serbia nuk mund të vendosë sanksione kundër Rusisë, duke vënë në dukje se Rusia dhe Kina kanë mbështetur gjithmonë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, shtoi ai, 74 për qind e tregtisë së Serbisë zhvillohet me BE-në, dhe theksoi se strategjia kryesore e Serbisë është anëtarësimi në BE. Kur u pyet se si Serbia munë t’i përmbahet kësaj, Ruzhic tha se është nevojshme maturia politike, por do të vijë momenti, dhe madje edhe para anëtarësimit në BE, kur vendet e BE-së dhe Rusia do të gjejnë një strategji dalëse.

Comments are closed.