Serbia mund të llogaris në Bashkimin Evropian pasi jemi në një varkë dhe duhet të punojmë së bashku, deklaroi sot eurokomisari për zgjerim Johanes Han në Beograd.
Në konferencë për shtyp, pas nënshkrimit të marrëveshjes për 80 milionë euro ndihmë të pakthyeshme nga BE-ja për reforma të administratës serbe, Han tha se Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës drejt BE-së, dhe në mbështetje të këtij fakti nënvizoi se dy të tretat nga marrëveshjet e jashtme tregtare të Serbisë janë pikërisht me vendet nga BE-ja.
Eurokomisari përkujtoi se nga viti 2007 BE-ja i ndau Serbisë dy miliardë euro ndihmë të pakthyeshme dhe se veçmë mund të shihen rezultatet e para konkrete, para së gjithash, në tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Han kumtoi se sot do të ketë takime me përfaqësues të bashkë[sisë akademike në Serbi dhe se BE-ja me rreth 27 milionë euro do të ndihmojë në modernizimin e arsimit të lartë, me qëllim që të kufizohet largimi i trurit nga vendi.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, u falënderua për ndihmën nga BE-ja dhe deklaroi se “Serbia llogarit në BE-në, por edhe BE-ja mund të llogarit në Serbinë”.
Serbia mund të llogarit në BE
Leave a comment