Rreth 676 mijë njerëz të papunë janë regjistruar në Serbi gjatë këtij viti, njofton inserbia.info. Këto të dhëna i referohen Dario Maçkiç, kryetar i bordit manaxhues të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ai ka thënë se rreth 34 mijë persona të papunë janë përfshirë në masat dhe programet e këtij institucioni, ku 95 për qind e tyre kanë shkollim të ulët. Maçkiç ka shtuar se planet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë që të përfshihen edhe 131 mijë njerëz në këto programe gjatë këtij viti.