Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri në mënyrë që të përmbysë serbët dhe Serbinë.
Ai ka thënë se derisa është në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Kosovë nuk mund të ketë përveç KFOR-it ushtri tjetër, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.
Vulin ka thënë se Ushtria e Kosovës paraqet kërcënim për serbët dhe Serbinë.
“Për të mos u ndëshkuar terroristët dhe që të ju jepen armë të rënda, çka është kërcënim për paqen dhe mundësi që krimet e tyre të ripërsëriten”, ka thënë Vulin.