Beogradi dje e mori kryesimin me Forumin e sigurimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Beogradi zyrtar do të investojë përpjekje që të vendoset fokusi i kësaj organizate në sigurinë politike dhe ushtarake përmes bisedimeve dhe konsultimeve për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, shkruan sot gazeta beogradase “Politika”.
Daçiq i numëroi shumë sfidat me të cilat përballet rajoni – rritja e radikalizimit, lëvizja e emigrantëve dhe refugjatëve, keqpërdorimi i teknologjive informatike të komunikimeve, trafikimi i njerëzve, druga dhe armë, duke theksuar se të gjithë ata e rrezikojnë situatën gjithëpërfshirëse të sigurisë në Evropë. “Derisa OSBE-ja vazhdon të kërkojë si në mënyrë më të mirë të përgjigjet në këto sfida, është e qartë se me ta me sukses mund të përballemi vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të vendeve pjesëmarrëse”, deklaroi ministri serb i Punëve të Jashtme. Serbia do të kryesojë me Forumin deri në fund të vitit.