Beograd, 16 nëntor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimet e CEFTA-s në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor, as në takimin ministror në kuadër të Javës së atij organizimi rajonal të caktuar për më 3 dhjetor, kumtoi nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministër i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Lajiq.
Ai saktësoi se vendimin, i cili paraqet përgjigje të vendimit të Kosovës për t’i rritur doganat e mallrave nga Serbia dhe BeH-ja, e ka sjell së bashku me kolegun boshnjak Marko Sharoviq gjatë bisedës së djeshme telefonike.
Lajiq vlerësoi se masat e Prishtinës e kanë shkaktuar krizën më të madhe nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes CEFTA.
Për tetë ditë, sa janë në fuqi masat kosovare, plasmani i mallit nga Serbia dhe BeH-ja në Koosvë është përgjysmuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë edhe në valë të mundshme të rritjes së çmimeve të disa prodhimeve.
“Ajo rritje prej 10 për qind në masë të përgjithshme nuk do të jetë vetëm 10 për qind, sepse rritet edhe TVSH-ja, shpenzimet për transport, shpenzimet për kontrolle fitosanitare dhe shpenzime tjera. Ato 10 për qind në treg mund të sjellin deri në rritje të konsiderueshme të çmimeve”, deklaroi Nenad Rikollo, ministër kosovar i Bujqësisë në dorëheqj dhe një prej ministrave serb në Qeverinë e Kosovës.