Qeveria e Kosovës sot votoi pro vendosjes së taksës edhe për marka të njohura si ‘Coca Cola’ që ndodhen në Serbi.
Së pari, kjo nxiti reagimin e vetë ‘Coca Colas’ në shtetin serb. Ata thanë së kjo taksë ka ndikuar në biznesin e tyre, por se po mundohen të përshtaten, shkruan gazetametro.net
E në lidhje me këtë kanë reaguar edhe zyrtarë të politikës së Serbisë. Për këtë ka reaguar Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Djuric.
Djuric ka thënë se taksa e re dëshmon se Kosova nuk është e sinqertë kur thotë se dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova e ka marrë këtë vendim duke i shpallur luftë ndaj markave botërore për shkak të zemërimit me vendet e Quint’it.
Për këtë ka reaguar edhe shefi i Odës Amerikane të Tregtisë, Zoran Petrovic. Ai ka thënë se vendimi i Prishtinës ndikon edhe në Dhomën Amerikane të Tregtisë.