Ministria serbe e Mbrojtjes ka njoftuar sot se në muajin tetori të vitit të shkuar për herë të parë ka organizuar trajnimin e meshkujve nga pjesa rezervë që nuk e kanë kryer ushtrinë.
Sipas kumtesës që e përcjell gazeta e Beogradit “politika”, në ushtrime ushtarake ftohen të gjithë burrat më të vjetër se 30 vjet e që nuk e kanë kryer ushtrinë, transmeton Koha Ditore.
Gjatë këtij vite, në ushtrimet ushtarake do të ftohen qindra persona nga këto kategori. Ushtrimet kryhen në dy etapa.