Shkup, 23 dhjetor – Lajme të mira na vijnë nga Zrenjanini në Serbi. Ardijan Azemi në kategorinë -70 kg e fitoi medaljen e arit në turnirin ndërkombëtar “Petrovgrad Kupë”, bën të ditur gazeta KOHA.
Në finale, boksieri i KB Shkupi, me ndërprerje në raundin e dytë, mundi serbin Gardijn Naranxhiç, duke fituar kështu vendin e parë. Ndryshe, në gjysmëfinale, boksieri shqiptar gjithashtu me ndërprerje mundi boksierin serb Mihaelo Miliq, i cili ishte pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Rusi për kadetë.
“Fitore e Ardijan Azemit në finale me ndërprerje në raundin e dytë kundër reprezentuesit serb Naranxhiç në finale dhe medalja e arit për Ardijanin. Urime Ardijan”, shkroi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni