Serbi-Kosovë, ariu i tërbuar dhe qengji i kafshuar

Me këto qëndrime që i ka aktualisht Serbia dhe me këtë lidership ekzistues që e ka ajo, pa caktimin e koordinatave nga SHBA dhe BE, ajo do të bëjë obstruksione nga më të ndryshmet për ti zvarritur bisedimet dhe për të mos e njohur kurrë Kosovën shtet të pavarur e sovran, që donë të thotë se Serbia dëshiron ta mban Kosovën fitil të ndezur për konflikte edhe në të ardhmen

Nga Rexhep TORTE

Me njohjen e Kosovën shtet të pavarur e sovran, Serbisë kriminale po i bëhet një nder, lëshim dhe favor i madh duke ia hapur dyert për në BE dhe NATO. Samiti i datës 29 prill 2019 në Berlin ku morën pjesë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, i menaxhuar nga SHBA-të dhe i realizuar nga Angela Merkel,kancellarja e Gjermanisë dhe Emanuel Makron, Presidenti i Francës, vendosi një trase të re sa u takon bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këto bisedime shterpë gjertani ishin futur në një udhë pa krye, qoftë për naivitetin e lidershipit të Kosovës që u fut në këto bisedime si pula qorre dhe pa u përgatitur sa duhet, qoftë për agresivitetin dhe arrogancën e Serbisë që përkundër krimeve e tmerreve që i shkaktoi në Kosovë, në arenën ndërkombetare tregohet sikur nuk ka bërë asnjë të keqe. Në këtë drejtim Serbia lansoi skenarë të ndryshme, siç ishte arritja e një kompromisi me Kosovën që gjoja Serbia të mos del humbëse në këto bisedime, dhe mbështeste sidomos teorinë e shkëmbimit të territoreve. Këto skenarë ogurzi të Serbisë symbyllazi e pranoi lidershipi i Kosovës, dhe arsyen pse e pranoi një gjë të tillë e din vetëm ky lidership. Kjo trase e re që u krijua në Samitin e Berlimit ishte eliminimi i teorisë së ndryshimit të kufijve që mbetet shtylla kurrizore e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në të ardhmen. Serbia i ngjan një ariu të tërbuar që e kafshoi pa mëshirë qengjin, që e shkatërroi, e vrau, e masakroi dhe e dhunoi Kosovën.

Serbët janë popull ardhacakë në Ballkan dhe origjina e tyre është nga Kaukazi, ndërsa gjeni i tyre është të sulmojnë, të vrasin dhe okupojnë troje e popuj tjerë, e më së shumti shqiptarët, që është edhe dëshmi e një historie të gjatë. Këtë e dëshmon edhe harta e enciklopedisë Ruse e vitit 1817 ku shihet sa shtet në miniaturë ka qenë Serbia dhe si është zgjeruar. Për shkak të strategjisë hegjemoniste të Serbisë shqiptarëve iu bënë padrejtësi të mëdha në Kongresin e Berlinit më 1978, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920, duke e lënë më shumë se gjysmën e trojeve dhe të popullatës shqiptare jashtë shtetit amë Shqipërisë, që sot edhe pse në trojet e tyre shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme. Lotët e tanishme fëmijërore të Serbisë para ndërkombëtarëve nuk janë lot për ushqim që lyp fëmija , por janë lot për mashtrim dhe okupim të serishëm të Kosovës..

Shënimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga agresioni i Serbisë në vitet 1998/1999, si asnjëherë gjer më sot e zgjoi nga gjumi edhe lidershipin e Kosovës, që u dëshmua me organizimin e tubimeve përkujtimore, të homazheve dhe të nderimit me plot respekt të mijëra viktimave që u vranë dhe u masakruan nga ushtria dhe paramilitarët e Serbisë. U ngrit fuqishëm zëri edhe për mjëra femra shqiptare të dhunuara në mënyrën më mizore po nga ushtria dhe paramilitarët e Serbisë, dhe u ngrit fuqishëm zëri që Serbia ta bardh fatin e 1600 personave shqiptarë të rrëmbyer të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Për të gjitha këto krime Serbia me siguri i ka shënimet e duhura në skenarët e përgatitura gjatë agresionit famëkeq në Kosovë, të cilat duhet ti dorëzojë së bashku me kryerësit e këtyre krimeve. Është e pakuptueshme si ka mundur që lidershipi i Kosovës në 20 vitet e kaluara nuk u tregua energjik dhe këmbëngulës të kërkojë llogari nga Serbia për tërë këto të zeza që Serbia i bëri në Kosovë, nuk u tregua energjik e këmbëngulës që kriminelët serbë që i kryen këto krime të vihen para drejtësisë e prapa grilave. Zgjimi nga gjumi i lidershipit të Kosovës është i mirësepritur, siç thotë populli më mirë vonë se asnjëherë,qoftë për angazhimin e vonuar të Ahtifete Jahjagës, ish presidentes së Kosovës, qoftë për angazhimin e Vlora Çitakut, ambasadores së Kosovës në OKB, qoftë për letrën që e dërgoi Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës në Kongresin e SHBA-ve, lidhur me aktualizimin e kërkimit të së drejtës për krimet e Serbisë në Kosovë dhe për femrat shqiptare të dhunuara në Kosovë nga ushtria e paramilitarët e Serbisë dhe të nxjerrjes së tyre para drejtësisë.

Për çdo lëvdatë është Vasfije Krasniqi-Gudman, e cila denoncoi hapur dhunimin që e pësoi nga serbët, e që duhet tu hapë rrugë edhe femrave tjera shqiptare që më në fund kriminelët serbë ta marrin dënimin e merituar. Kjo duhet të jetë nxitje për një angazhim edhe më të madh të lidershipit të Kosovës, edhe për zbardhjen gjer në fund të fakteve dhe të dëshmive të vrasjeve, masakrave, djegieve, dëmeve materiale dhe të eksodit të 1 milion shqiptarëve që shkaktoi Serbia në Kosovë me luftën e saj gjenocidale. Në të gjitha shkrimet e mia gjer më sot kam theksuar e sugjeruar se librat që janë botuar e që do të botohen në Kosovë, që përmbajnë dëshmi dhe fakte për këto krime duhet urgjentisht e në vazhdimësi të përkthehen në gjuhë të huaja e të shpërndahen te ambasadorët e OKB-së, të BE-së PE-së, si edhe te burrështetasit e tjerë nëpër botë, për ti kuptuar bota më mirë dhe më bindshëm krimet që Serbia i kreu në Kosovë, dhe për të mos e lejuar Serbinë që botën ta mashtrojë me propagandë gënjeshtare.

Për përkthimin dhe shpërndarjen e këtyre librave përplot me dëshmi rrëqethëse duhet të angazhohet lidershipi i Kosovës, biznesmenët e Kosovës dhe të gjithë milionerët në Kosovë që u pasuruan pas luftës, për ti larë sadopak mëkatet e tyre ndaj viktimave të luftës që i shkaktoi Serbia. Sipas kësaj traseje të re në Samitin e Berlinit, SHBA-të dhe BE duhet tia detyrojnë Serbinë që njëherë e përgjithmonë të heqë dorë nga aspiratat e saj kolonialiste ndaj Kosovës dhe ta pranojë pa asfare kushtesh Kosovën shtet të pavarur e sovran. Ai grusht i vogël i serbëve që jeton në Kosovë të cilin Serbia vazhdimisht e përdor në retorikën e saj destruktive gëzon më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në botë. Për Serbinë kriminele është nder, lëshim dhe favor i madh që po i hapen dyert për në Be dhe NATO, por paraprakisht duke e njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, por që Serbia paraprakisht duhet të reformohet, demokratizohet të spastrohet nga politikat dhe qëndrimet e saj nacionaliste dhe pro Ruse e pro Kineze.

E tërë kjo mund të arrihet duke e forcuar trasenë e vendosur në Samitin e Berlinit, duke caktuar koordinata të qarta dhe duke e hequr nga vokabulari diplomatik ekzistues, se do të pranohet çfarëdo marrëveshje finale gjithpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Me këto qëndrime që i ka aktualisht Serbia dhe me këtë lidership ekzistues që e ka ajo, pa caktimin e koordinatave nga SHBA dhe BE, ajo do të bëjë obstruksione nga më të ndryshmet për ti zvarritur bisedimet dhe për të mos e njohur kurrë Kosovën shtet të pavarur e sovran, që donë të thotë se Serbia dëshiron ta mban Kosovën fitil të ndezur për konflikte edhe në të ardhmen. (koha.mk)