Po vazhdon shëtia protestuese në Beograd “Stop këmishave të përgjakura – një nga pesë milionë”, e ftuar nga partitë opozitare kundër dhunës së pushtetit aktual të Aleksandar Vucicit.
Mediet e beogradit bëjnë të ditur se janë tubuar mijëra qytetarë, përkundër borës që ka rënë gjatë 24 orësh dhe trafikut të vështirësuar. Ata kanë mbajtur transparente “Një ndër pesë milionë”, “Ka filluar”, “Mjaft më me majmunllëqe, nuk bën më kështu”.
Para nisjes qyetarëve u është akademiku Dusan Todorovic, i cili ka thënë se nuk ka zgjedhje fer, deri sa Vucici pesë orë në ditë rri në televizione, si edhe deri sa të mos rregullohen listat e zgjedhësve.
Ai ka thënë se Vucic është vetëm një gënjeshtar patologjik, të cilit duhet ofruar mundësinë që sonte të niset për Hungari, kur Orban, siç i ka ofruar Gruevskit, do t’i mundësojë azil.
Disa nga protestuesit kanë mbajtur jelekë të verdhë, transmeton GazetaMetro.net.
Të shtunën e kaluar në Beograd në të njëjtin vend janë organizuar protesta, e pastaj shëtia me emrin “Stop këmishave të përgjakura”, me rastin e sulmit ndaj liderit të së Majtës serbe, Borko Stefanovic. Në nderkohë është rrahur edhe një gazetar, gjë që ka shkaktuar edhe më shumë zemërim ndër qytetarët.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë pas protestës së nuk do t’i nënshtrohet një presioni të tillë dhe se nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, qoftë edhe po të tubohen edhe pesë milionë.