Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se marrëveshja e mundshme që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të garantohet nga vendet më të fuqishme të botës.
Këto deklarata, kreu i diplomacisë serbe i ka bërë në një intervistë për mediumin serb ‘Blic’.
“Ne kemi nevojë për të arritur një marrëveshje me shqiptarët, si dhe për të marrë garanci nga vendet më të rëndësishme të botës”, ka thënë ai.
Veç kësaj, Dacic ka folur edhe rreth demarkacionit mes dy shteteve, për të cilin ka thënë se është parakusht për vendosjen e raporteve të qëndrushme.
Po ashtu, ditë më parë në një emission televiziv në Serbi, Dacic ka folur edhe rreth asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua për Kosovën.
Sipas tij pas atij diskutimi shtete e fuqishme i dërguar mesazhe Kosovës që të heq vendimin për taksën.