Shkup, 11 qershor – Debati për taksën 100 për qind që autoritet kosovare e kanë vënë ndaj mallrave nga Serbia dhe atyre që vijnë nga Bosnja e Hercegovina, pritet të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut. Partia Demokrate Serbe e cila funksionon në Maqedoninë e Veriut sonte ka njoftuar se e fillon iniciativën për blerjen masive të produkteve serbe mes serbeve dhe popujve miq në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe diaspore, shkruan KOHA.
“Qëllimi i iniciativës është zbutja e pasojave që i bartë Republika e Serbisë, që burojnë taksave anti-civilizues që Prishtina ia ka vendosur ndaj produkteve nga Serbia qendrore”, thuhet në njoftimin e PDS në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)