Sera: Maqedonia të ketë kujdes me tranzicionin ndaj BRE

Strugë, 17 maj – Ambasadori spanjoll, Emilio Lorenzo Sera, i cili foli për përvojat spanjolle në sferën e burimeve ripërtëritëse të energjisë edhe efikasitetit energjetik të konferencës ndërkombëtare energjetike “Forumi Energjetik i Maqedonisë 2019” që dje dhe sot mbahet në Strugë, porositi se efikasiteti energjetik do të thotë kursim i energjisë, e përmirëson ekonominë dhe hap vende të reja pune, por theksoi se duhet pasur kujdes me tranzicionin nga burimet klasike drejt atyre ripërtëritëse të energjisë (BRE), njofton Koha.mk

“BRE i ndihmojnë Spanjës në zvogëlimin e deficitit kronik tregtar ndërsa mendoj se edhe vendi juaj ka deficit tregtar. Kohën e fundit ne jemi fokusuar në prodhimin e energjisë elektrike nga BRE dhe mendoj se jemi rekorderë në shfrytëzimin e erës”, tha Sera.

Spanja, shtoi, ka kompani udhëheqëse në këtë sferë dhe për momentin i ka mbi 16.000 megavatë kapacitet të instaluar prej elektranave të erës.

“Ne kemi edhe efikasitet të lartë energjetik dhe jemi më të mirë në këtë fushë madje edhe se Gjermania. Kemi institut për kursimin e energjisë i cili u jep udhëzime kompanive si të kursejnë energji. Me pranimin dhe zhvillimin e konceptit për qytete të mençura kemi bërë kursime të rëndësishme, ndërsa me përpunimin e mbeturinave kemi marrë energji elektrike. Kemi bërë shumë, por ka akoma për t’u bërë”, tha Sera.

Rekomandoi Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me tranzicionin ndaj BRE dhe atë ta bëjë gradualisht që të mos shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike që duhet ta paguajnë qytetarët. (koha.mk)