Shkup, 11 tetor 2019 (MIA) – Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh.
Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë Emilio Lorenco Sera, i pyetur për qëndrimin e Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE në Këshillin e radhës të Bashkimit të caktuar për 15 tetor.
Në raport me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO para samitit të Aleancës në Londër, Sera nuk ka përgjigje konkrete, por, megjithatë, lë hapësirë për të ndodhur kjo. Sipas tij, sukses i jashtëzakonshëm për vendin është fakti që për vetëm nëntë muaj dokumentin e kanë ratifikuar 22 prej 29 vendeve anëtare.
“De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat paraprake të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme”, shprehet ambasadori Sera.
Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Spanjës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në korrik të vitit 1994. Relacionet janë miqësore, por janë të rralla vizitat në nivel politik, Vizita e fundit e lartë është ajo e ministrit të Jashtëm spanjoll Migel Moratinos në vitin 2010 në rolin e kryesuesit të BE-së (zëvendëskryeministri Besimi më 2014). Si i vlerësoni relacionet bilaterale?
Shumë miqësore. Brenda dy viteve sa jam ambasador në Shkup u mbajtën katër takime mes ministrave të jashtëm, jo në Shkup dhe Madrid, por në Davos, Vjenë, Bratisllavë, ndërsa zëvendësministri u takua në Malaga. Do të më vinte shumë mirë nëse do të vinte edhe ministri ynë, por shpresoj se do të vijë së shpejti. Ju tashmë thuajse jeni në NATO dhe filloni bisedime me BE-në. Kur të ndodhë kjo, jam i bindur se shkëmbim i vizitave do të bëhet shumë më fluid dhe do t’i pasurojë marrëdhëniet tona që gjithsesi janë të mira, por e pranoj se ka edhe hapësirë që ato të përmirësohen. Kanë potencialin për t’u zgjeruar në fusha të ndryshme.
Mbisundon mendimi se nuk janë shfrytëzuar potencialet për bashkëpunim, veçanërisht në planin ekonomik (shkëmbimi tregtar në vitin 2013 ka arritur 84,3 milionë euro, ndërsa investimet e huaja të drejtpërdrejta prej vitit 1997 e deri në vitin 2013 janë nën gjysmë milion euro). A mund të presim më shumë iniciativa për avancimin e bashkëpunimit në këtë plan?
Në fushën e tregtisë dhe investimeve, investimeve kryesore janë në duart e kompanive private. Megjithatë, mendoj se duhet t’i përkufizojmë qartë tregtinë dhe investimet. Në tregti, zhvillimi është i mirë në nivel të arsyeshëm, për Maqedoninë e Veriut. Spanja viteve të fundit ishte thuajse vazhdimisht në vendin e nëntë të blerësve të huaj të prodhimtarisë tuaj në vend se për eksport. Nuk është keq. Por, është e vërtetë se investimi është i dobët, e pranoj. Do të më vinte mirë po të kishte më shumë investime spanjolle në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ashtu siç vendi juaj është duke i forcuar sundimin e së drejtës dhe menaxhimin e mirë, po bëhet edhe më tërheqëse për investitorët e huaj në përgjithësi, ndaj me siguri do të përfshihen edhe kompani spanjolle.
Spanja është mbështetëse e evrointegrimit të RMV-së dhe të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Cili është qëndrimi i Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE për Këshillin e radhës të Bashkimit?
Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh.
Në rrjedhë është procesi i ratifikimit të Protokollit për NATO. Prej 29 vendeve anëtare deri tani e kanë nënshkruar 22, ndërsa në gjashtë shtete procedurat janë në rrjedhë. Spanja pritet ta bëjë këtë pas zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për në 10 nëntor të këtij viti. A ka mundësi që Madridi të përfundojë ratifikimin në dhjetor me çka do të mundësohet RMV-ja të bëhet zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës në samitin e caktuar për datën 3 dhe 4 të po atij muaji në Londër?
Para së gjithash, më lejoni t’ju përgëzoj, si një qytetare të Maqedonisë së Veriut, për suksesin e jashtëzakonshëm që për vetëm nëntë muaj ju kanë ratifikuar 22 prej 29 anëtareve të NATO-s. Pohoj se ky është sukses i jashtëzakonshëm. De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat e deritanishme të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme.
A do të varet kjo nga rezultati i zgjedhjeve?
Nuk është aq e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve sa është me kohën që duhet të kalojë pas zgjedhjeve dhe mënyrën në të cilën zgjidhen anëtarët e Parlamentit. Kjo është pyetje për ekspertët e së drejtës parlamentare dhe më vjen keq, ky nuk është specialiteti im. Unë jam diplomat me profesion, ndërsa ajo fushë është tejet e specializuar.
Mbretëria e Spanjës këtyre ditëve shënoi Ditën e saj kombëtare – 12 tetorin. Cilat janë sfidat për vendin gjatë periudhës së ardhshme?
Spanja prej moti është e vetëdijshme se asnjë vend nuk mund të përballet vetëm me sfidat që i sjellin e tanishmja dhe ardhmëria. Prandaj tashmë me vite jemi të bashkuar drejt qëllimeve të partnerëve tanë BE dhe NATO. Sfidat kryesore para nesh janë tranzicioni energjetik, me qëllim që të zbuten ndryshimet klimatike; menaxhimi me rrjedhat migruese, popullizmi, lufta kundër terrorizmit. Të gjitha këto sfida mund të zgjidhen me sukses vetëm nëse bashkëpunojmë, siç thash, në disa raste të caktuara në kuadër të BE-së ose NATO-s. Në raste të tjera, nga ana tjetër, madje as këto dy organizata të rëndësishme nuk janë mjaft të mëdha për t’u përballur me disa sfida. Prandaj, Spanja është e përkushtuar edhe ndaj bashkëpunimit me KB-të dhe, gjithsesi, OSBE-në. Në kontekst të KB-ve, do të doja të përmend edhe rëndësinë e Agjendës 2030 të cilës Spanja i jep prioritet.