Data është vështirë të parashihet, por jam i sigurtë se Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë Veriore do të bëhet anëtare e barabartë e BE-së. Me rëndësi është të përforcohet kapaciteti administrativ, por edhe të harmonizohet legjislatura në vend me legjislaturën evropiane.
Këtë sot e theksoi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenco Sera në ngjarjet përfundimtare të tuining projektin e financuar nga BE-ja për prëforcim të direktivave për mbeturina dhe për lloje të posaçme të mbeturinave (paketim, bateri dhe mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike).
Sera tha se menaxhimi me mbeturinat është çështje me rëndësi thelbësore dhe shtoi se riciklimi dhe ekonomia qarkulluese ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme për hapjen e vendeve tër eja të punës.
Vivre Impari nga Delegacioni i BE-së theksoi se politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa burrështetasit mendojnë për gjeneratat e ardhshme.
Zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli informuan se deri më tani në Maqedoni kanë ekzistuar vendosës kolektivë të cilët kanë qenë vetëm për plastikë, letër dhe bateri. E zgjerojnë këtë shtrirje dhe hyjnë vajrat e mbetura, gomat, karoseritë nga automobilat dhe tekstili.
Ai informoi se me ndryshimin e shtatë ligjeve, akteve nënligjore, rergulloreve dhe strategjive Maqedonia njëqind për qind e harmonizon legjislaturën në pjesën e mbeturinave me standardet evropiane.
Makraduli sqaroi se kompanitë dhe komuniteti afarist duhet të kuptojnë se për mbeturinat të cilat grumbullohen, duhet të paguajnë. Sipas të dhënave të tyre, prej rreth 70 mijë kompani në Maqedoni vetëm rreth 1.700 paguajnë në kompanitë të cilat janë vendosës kolektivë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për deponitë rajonale në Tetovë dhe në Strugë, Makraduli tha se para dy javëve ka qenë në Strugë dhe shtoi se atje pasqyra është më e ndryshme nga viti i kaluar.
“Ka edhe menaxhim tjetër me mbeturinat, është më e rregulluar, ka investime ku po ndërtohet një pjesë e cila do të duhej t’i grumbullojë mbeturinat”, tha Makraduli.