Barcelonë, 16 tetor – Mijëra njerëz nga pesë qytete katalonase sot u nisën drejt Barcelonës, ku të premten është paralajmëruar grevë e përgjithshme dhe demonstrata masive.
Demonstruesit mbanin parulla ku shkruante “Liri për të burgosurit politikë”, duke aluduar te nëntë përfaqësuesit katalonas, të cilët janë dënuar në dënime me burg, për shkak të rolit të cilin e kanë pasur në tentimin për shkëputjen e Katalonjës në vitin 2017.
Shefi i Qeverisë katalonase, Kvim Tora iu bashkangjit njërit prej marsheve, duke theksuar se dëshiron të jetë me popullin.
“Këto marshe të qeta që po ndodhin mbarë vendin (Katalonjë) janë përgjigje më e mirë e popullit katalonas për aktgjykimin gjyqësor”, potencoi Tora.
Ai nuk e kritikoi dhunën në rrugë, siç e bënë atë politikanët tjerë, madje edhe ata që janë për pavarësi.
Policia në Barcelonë kumtoi se në protestën e mbrëmshme kanë marrë pjesë 40.000 demonstrues, ndërsa janë arrestuar 51 persona, prej të cilëve 29 në provincën Barcelonë, 14 në Taragonë dhe tetë në Leridë. Gjatë dhunës së mbrëmshme janë lënduar 72 policë rajonalë dhe kombëtarë.(koha.mk)