Sallat angiografike të Klinikës për kardiologji në Maqedoni kanë frekuencë më të madhe të punës në tërë Evropën dhe numër të madh të pacientëve. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili paralajmëroi sendërtim të pajisjes së Klinikës për kardiologji, furnizim të angeografit të ri dhe vendosje të trajtimit modern mjekësor që mori hov në vendet e zhvilluara evropiane.
“Ato janë metoda që u mundësojnë pacientëve për një kohë shumë të shkurtër të rikuperohen, të kenë qëndrim shumë të shkurtër në spital dhe për një kohë shumë të shkurtër të kthehen në obligimet e përditshme dhe në çka ne investuam seriozisht, për arritjet më të reja në mjekësi në kuptimin e metodave minimale invazive me të cilat mjekohen sëmundjet invazive vaskulare, në ordinancën e Klinikës universitare”.
Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Ministria, siç theksoi Filipçe, punon në modelin e parandalimit, si të ulen faktorët e rreziqeve, që në të ardhmen të mund të përballen me këtë patologji,