Një “shi” sendesh të hedhura në fushë në Betis-Eibar! Tifozët protestojnë? Jo, asgjë për t’u shqetësuar, sepse gjithçka ishte për një iniciativë të bukur të klubit nga Sevilja. Sendet e hedhura ishin lodra, kafshë të mbushura, të gjitha dhuratë për personat dhe sidomos fëmijët me më pak mundësi financiare për të pasur festa të bukura.
Betis u kishte bërë thirrje tifozëve që të shkonin në Benito Villamarín me një pelush për të dhënë kontributin e vet në këtë aksion dhe tifozët bardhegjelbër, edhe një herë, nuk zhgënjyen, duke “përmbytur” fushën pas fishkëllimës për fundin e pjesës së parë.