Senatorja Joni Ernst që përfaqëson shtetin e Iowa-së në Senatin amerikan, u ka bërë ftesë publike për grave kosovare të aplikojnë në programin e stipendioneve të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës.
Senatorja Ernst vitin e kaluar është zgjedhur udhëheqëse seniore e republikanëve në Senat, ndërsa tani njihet si një nga politikanet më të fuqishme në legjislativin amerikan, njofton Klan Kosova.
“Kosova dhe Iowa kanë një lidhje shumë të veçantë”- ka thënë Sentorja Ernst duke shtuar se është krenare që “bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Iowa po thellohet përtej bashkëpunimit në mes të Gardës Nacionale dhe FSK-së, me fokus të ri në arsim dhe marrëveshjen në mes kolexhit të kryeqytetit Des Moines dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës që synon të krijon gra lidere në fushën e energjisë”.
Senatorja Ernst në njw video deklaratë ka thwnw se ndihma për gratë të arrijnë barazi në vende të punës dhe sukses në ndërmarrësi është fokusi i Qeverisë Amerikane.
“E përgëzoj Fondacionin e Kosovës të Mileniumit që po sigurojnë stipendione, punë praktike dhe grante për gratë të arrijnë këtë qëllim”.
Programi i stipendioneve “WE – Women in Energy” i Fondacionit të Mileniumit përkrahet nga qeveria amerikane dhe synon të mbulon shpenzimet e plota për 25 gra kosovare të studjojnë në Amerikë dy vjet në fusha të ndërlidhura me sektorin e energjisë.
Konkursi për vendet e para është hapur dhe informatat gjenden në millenniumkosovo.org/scholarships