enatorët rumunë miratuan projekt ligj, me të cilin kërkohet nga Banka nacionale rumune t’i kthejë rezervat e plota të arit, që ruhen në një bankë të Aglisë në vend.
Sipas disa vlerësimeve, madje 65 për qind e rezervave rumune të arit ruhen jashtë vendit. Kërkesa për kthim të rezervave të arit në Bankën qendrore rumune është me justifikimin se nuk duhet më të paguhet kompensim për ruajtje të arit jashtë vendit sepse Rumania tashmë ka status të ekonomisë funksionale.
Që ligji të miratohet nevojitet që ta aprovojë Banka Qendrore Evropiane, ndërsa kundërshtarët theksojnë se kthimi i arit në Rumani do ta rrezikojë aftësinë e Qeverisë që të marrë hua në tregjet ndërkombëtare, sidomos në rastin e recesionit të ri. Ata gjithashtu përmendin se kthimi i arit do të ishte proces shumë i shtrenjtë. (koha.mk)