Uashington, 21 tetor – Senati i SHBA-së do të votojë mbi kandidaturën e Ejmi Koni Beret e cila u emërua si gjykatëse e Gjykatës Supreme nga presidenti Donald Tramp, të hënën, 26 tetor, tetë ditë para zgjedhjeve presidenciale, deklaroi kryesuesi i Dhomës së Lartë të Kongresit, Miç Mekonell.
“Ne do të votojmë të hënën e ardhshme për të konfirmuar gjykatësen Beret”, tha senatori republikan Mekonell në konferencë shtypi.
Ai shtoi se ky do të ishte përparim i madh në përpjekjet për të caktuar burra dhe gra në gjykatat federale “të cilët e konsiderojnë rolin e tyre si gjykatës që i binden ligjit”, njoftoi “Hill”.
Gjykatësja konservatore Beret, 48 vjeç, u emërua më 26 shtator nga presidenti Donald Tramp për të pasuar një ikonë feministe liberale, Gjykatësen Ruth Bader Gincberg, e cila vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit.