Senati italian nesër do të mbajë seancë për mosbesim të Qeverisë

Romë, 12 gusht – Senati italian në përbërje të plotë nesër do të takohet që ta shqyrtojë propozimin për votim të mosbesimit të Qeverisë.

Mediat italiane theksojnë se Senati seancën do ta fillojë nesër në orën 18.

Krizën javën e kaluar e ka filluar ministri i Punëve të Brendshme dhe lider i partisë Liga, Mateo Salvimi, kur haptazi ka kërkuar organizim të zgjedhjeve të parakohshme duke theksuar se Italia tashmë nuk ka shumicë në pushtet.

Partitë politike në Itali janë të ndara për atë si punët duhet të zhvillohen, ndërsa Liga e Salvinit konsideron se duhet sa më shpejt të merret vendim për atë që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë.

Partnerët e koalicionit të Ligës në Qeveri, megjithatë, Lëvizja Pesë Yje dhe Partia Demokratike konsiderojnë se punët nuk duhet të përshpejtohen.