Senati amerikan sot votoi për miratimin e paos së ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Masa përfshin para për pajisje ushtarake, trajnime dhe armë për Ukrainën dhe plotësimin e ndihmës së pajisjeve të SHBA-së dërguar vendit në përpjekjet e tij për t’u ballafaquar me okupimin rus, si dhe ndihmë financiare për të ndihmuar vendet e tjera që ndihmojnë Ukrainën.
Pakoja përfshin gjithashtu miliarda dollarë në ndihmë humanitare, duke përfshirë ndihmën financiare për t’u ballafaquar me mungesën globale të ushqimit të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë.
Dhoma përfaqësuese e SHBA-së votoi me shumicë të madhe javën e kaluar për miratimin e pakos.
Nëse Senati e miraton masën, ajo do t’i shkojë presidentit Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e tij.
Deri më tani, një senator, republikani Rand Poll, ka deklaruar se nuk do të mbështesë pakon e ndihmës të formuluar në këtë mënyrë