Uashington, 22 janar – Senati amerikan e konfirmoi sot me shumë votash emërimin e ish-gjeneralit Lojd Ostin për ministër të Mbrojtjes të SHBA-së, me çka do të bëhet afroamerikani i parë i cili do ta udhëheq Pentagonin.
Ostin (67) është anëtari i dytë në administratën e presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden, nominimi i të cilin është miratuar në Kongres, pas konfirmimit të emërimit të drejtoreshës së Shërbimeve të zbulimit Evril Hejns.
Nominimi i Ostin u konfirmua me 93 vota “pro” dhe dy “kundër” në Senat i cili ka 100 anëtarë.
Pritet në ditët në vijim të miratohen edhe emërime të tjera të Bajdenit në ekipin e tij për siguri kombëtare, duke e përfshirë edhe Entoni Blinken për sekretar amerikan të shtetit.
Bajden pret nga Ostin ta kthejë stabilitetin në kryer të Pentagonit, ku gjatë mandatit të administratës së Donald Trampit u ndërruan dy ministra, ndërsa katër ishin ushtrues detyre.