Senati amerikan nuk e miratoi propozim-ligjin me të cilin e drejta e abortit, të mbrojtur nga një vendim i Gjykatës së Lartë në rastin “Rou kundër Vejdit”, do ta shndërrojë në ligj federal. Republikanët e bllokuan votimin e ligjit me “filibastering”, gjegjësisht të drejtë të debatit të pakufizuar, që qartë i tregoi ndarjet partiake që ekzistojnë për vendimin historik të gjykatës dhe kufizimet e pushtetit legjislativ, transmeton Zëri i Amerikës.
Kjo ishte një përpjekje të ruhet pothuajse vendimi gjyqësor 50-vjeçar me të cilën shpallet e drejta kushtetuese për abortin, i cili tani rrezikon seriozisht të rrëzohet në Gjykatën e Lartë nga një shumicë konservatore. Përpara votimit, disa dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, kryesisht gra, marshuan nga Dhoma e Përfaqësuesve drejt Senatit, duke thirrur: “Trupi im, vendimi im”.
Më pas ata hynë në sallën e Senatit dhe u ulën të qeta në vendet publike ndërsa senatorët debatonin për të drejtën e abortit. Në shtator të vitit të kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi 218 pro dhe 211 për të miratuar një projekt-ligj për abortin pothuajse identik me projektligjin e Senatit.
Presidenti amerikan Xho Bajdeni i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë ligj për të mbrojtur shërbimet e abortit për miliona amerikane. Megjithatë, shumica e ngushtë e partisë së tij nuk ishte e mjaftueshme për të kapërcyer filibasteringun republikan (një rregull që kërkon një shumicë në Senat prej 60 votash për të përfunduar debatin për shumicën e çështjeve dhe për të kaluar në votim).
Republikanët me dekada kanë punuar për të emëruar gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe për të rrëzuar “Rou kundër Vejdit”, raporton Zëri i Amerikës. Të 50 republikanët votuan për të bllokuar votimin për ligjin, dhe atyre iu bashkua një demokrat, senatori Xho Mençini.
Kongresi me vite lufton me politikat e abortit, por votimi i djeshëm mbi draft -ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve fitoi një urgjencë të re pasi një vendim i Gjykatës së Lartë tregoi se shumica e gjyqtarëve donin të rrëzonin vendimin “Rou kundër Vejdit”, për të cilin shumë besojnë se është një ligj më vete.
Gjykata e Lartë do të shpallë vendimin përfundimtar në verë dhe është e sigurt se efekti i tij do të ndjehet në të gjithë vendin dhe në fushatën parazgjedhore që do të përcaktojë se cila parti do të kontrollojë Kongresin.