Senati i SHBA-ve e konfirmoi emërimin e Kate Mary Burns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Burns është diplomate tashmë 26 vjet. Si ambasadore në vendin tonë vjen pas shërbimit të saj si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë. Më parë, ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA-ve në OSBE në Vjenë. Ambasadori i deritanishëm amerikan, Xhes Bejli, nga funksioni u largua në muajin shkurt të këtij viti. Burns më herët para Komisionit për politikë të jashtme në Kongres tha se përmes Marrëveshjes së Prespës, krerët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë i kanë tejkaluar çështjet e vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, shkruan Alsat M, transemton gazeta Koha.