Uashington, 30 janar – Senati amerikan e hodhi poshtë ligjin me të cilin ndalohet aborti pas javës së 20-të të shtatzënisë.
Dhoma përfaqësuese e miratoi ligjin në tetor të vitit të kaluar.
Për Trampin, votimi në Senat është “zhgënjyes”.
“Ne duhet t’i mbrojmë ata të cilët nuk mund të mbrohen vetvetiu. I bëj thirrje Senatit që ta rishqyrtojë vendimin dhe ta miratojë ligjin i cili e vlerëson dhe e mbron jetën”, theksoi Tramp.