Shkup, 8 shkurt – Senati amerikan pritet në fillim të javës së ardhshme të miratojë rezolutë me të cilën do të mbështeten aktivitetet e Maqedonisë dhe të Greqisë lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës.
Këtë në takimin e zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës disa ditore në Uashington ia kumtoi senatori Ron Xhonson, i cili njëherit është kryesues edhe me Komitetin për siguri të brendshme dhe çështje qeveritare pranë Senatit të SHBA-së.
Siç kumtoi SÇE-ja, duke uruar për suksesin e vendit, senatori Xhonson e ka njoftuar Osmanion për iniciativën e tij, së bashku me senatoren Xhein Shahin. Në tekstin e rezolutës, i cili në draft verzion i është dorëzuar Osmanit, mes tjerash, i rekomandohet Këshillit të BE-së që në qershor të këtij viti ta konfirmojë vendimin për fillimin e negociatave. Siç theksoi senatori, teksti i kësaj rezolute pritet të finalizohet dhe vendoset në rend dite të Senatit në fillim të javës së ardhshme dhe të miratohet.
“Privilegj i dukur është partneriteti i Maqedonisë me SHBA-në, i cili vazhdon me ritëm maksimal, për çka SHBA-ja mund të konsiderojë në vendin tonë si në një aleat të fuqishëm në promovimin e vlerave perëndimore demokratike të Ballkanit”, theksoi Osmani.
Paraprakisht Osmani mori pjesë edhe në mëngjesin tradicional të lutjes në organizim të presidentit amerikan Donald Tramp. Në agjendën e tij të sotme ishte edhe vizita e Kongresit ku Osmani kishte takim edhe me kongresmenin Stiv Stivers, i cili deri në janar të këtij vitit e ka kryer funksionin e kryetarit të Komitetit kombëtar republikan në Kongresin e SHBA-së. Vizita qendrore në Kongres ishte takimi me kryesuesin e ri të Komitetit për politikë të jashtme në Kongresin e SHBA-së, Eliot Ejxhel.