Shkup, 25 janar – Klinika për hematologji do t’i trajtojë të sëmurit me sëmundjen Hodgin me Brentuksimab (Brentuximab), medikament i ri inovativ që vendoset si rezultat i buxhetit të kushtëzuar, që i është ndarë Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM), paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Vendosja e terapisë së re, siç thekson, është rezultat i serisë së analizave të bëra të detajuara për nevojën e vendosjes së terapisë së re në sistemin shëndetësor me të cilët vendosi të hapet fokus i ri në Ministrinë e Shëndetësisë për vendosjen e terapisë së re në sistemin e shëndetësisë. Theksoi se në periudhën në vijim do të vijojë seri e vendosjes së llojeve të reja inovative të terapisë në institucionet shëndetësore para së gjithash në klinikat për Sëmundje infektuese dhe Onkologji, ndërsa shqyrtohet edhe mundësia për vendosjen e tyre edhe në disa institucione tjera shëndetësore. Drejtoresha e Klinikës për hematologji, prof.dr. Lidija Çavreska theksoi se në vit në Maqedoni ka prej 30 deri në 40 të sëmurë të rinj nga sëmundja Hodgin, gjegjësisht sëmundje malinje e sistemit limfatik.