Sëmundja misterioze që po “vret” qentë

Një sëmundje e mistershme ka ‘vrarë’ një numër të madh qensh në Norvegji. Deri tani sipas Autoritetit Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit, 40 qen ishin sëmurë me të vjella dhe diarre dhe pas këtyre simptomave disa prej tyre ngordhën.

Rastet e para u shfaqën në kryeqytetin Oslo, më pas u raportuan edhe në 13 qytete të tjera. Instituti i Veterinarisë tha se ishte e paqartë nëse dy llojet e dyshuara të baktereve të gjetura në autopsi ishin shkaku i ngordhjes.

Transmetuesi kombëtar Norvegjez raportoi se gjithsej 25 qen kanë ngordhur nga gjendja. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar nga Autoriteti Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit.